Interi nuk e blen Keitan, sulmuesi do të kthehet te Monaco
BKT
Sport

Interi nuk e blen Keitan, sulmuesi do të kthehet te Monaco

Sulmuesi senegalez nuk ka bindur Interin për ta blerë.

Keita Balde iu bashkua Interit në verën e vitit të shkuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga skuadra e Monacos.

Por duket se ai do të kthehet përsëri në Francë, me t’u mbyllur sezoni në Serie A.

Kjo pasi senegalezi nuk i ka bindur zikaltërit që të shpenzojnë 30 milionë euro për ta blerë, duke qenë se shumicën e kohës ka qëndruar në stol, ndërsa në 29 takime të luajtura, ka shënuar vetëm katër gola.       

Tashmë Interi ka njoftuar Monacon se nuk do të blejë Keitan, ndërsa francezët po mendojnë për një tjetër destinacion për senegalezin, duke qenë se nuk kanë ndërmend ta mbajnë as ata.