U tërhoq shorti për ndeshjet e barazhit të Ligës së Parë
BKT
Sport

U tërhoq shorti për ndeshjet e barazhit të Ligës së Parë

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë, të cilat do të zhvillohen më 2 dhe 3 qershor në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Pas tërheqjes së shortit nga Komisioni i Garave në prani të përfaqësuesve të klubeve, në barazhin që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Parë për edicionin e ri, do të takohen:  

Bashkimi (K) - Dardana (më 02.06.2019)
Ramiz Sadiku - Rahoveci (më 03.06.2019)