11:11 / 29.05.2019
Agnelli ndodhet në Baku për të bindur Sarrin
Tashmë nuk ka më dyshime që Maurizo Sarri do të jetë trajneri i Juventusit.
Së fundmi "TuttoSport" ka publikuar nga një foto Eksluzive të presidentit të Juventusit Andrea Agnelli, në hotelin ku ndodhet klubi i Chelseat aty ku Sarri po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen sotme kundër Arsenalit.
Të dy kanë kaluar sot mëngjesin së bashku dhe vështirë të mendosh që ata nuk kanë folur për stolin bardhezi.
Ndërkohë menjëherë pas finales së sotme do të merret vesh dhe e ardhmja e Sarrit nëse do ti bashkohet ose jo Juventusit.























