18:53 / 29.05.2019
E kërkuan klubet e mëdha, Gasperini vazhdon kontratën me Atalantan
Pas mrekullisë që arriti me Atalantan, Gien Piero Gasperini do të qëndrojë edhe për një vit në Bergamo.
E kërkonin Roma dhe Milani, por Gian Piero Gasperini do të mbetet një ëndërr për këto dy klube.
Trajneri 61-vjeçar i cili shikohej si pasuesi i Claudio Ranierit apo Gennaro Gattusos në këto dy skuadra, ka vendosur të qëndrojë te Atalanta.
Pas arritjes historike, duke kualifikuar Atalantan në Ligën e Kampionëve, Gasperini do ta drejtojë këtë skuadër edhe në garën më prestigjioze për klube në Evropë.
Përmes një komunikate zyrtare klubi i Atalantas ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Gasperinin do të vazhdojë edhe për një vit shtesë, ku ai do të përfitojë edhe rritje page.























