United gjen zëvendësuesin e De Geas
Portieri spanjoll mund të largohet qysh këtë verë nga Old Trafford.
Manchester United ka gjetur njeriun i cili do të zëvendësojë David de Gean pas largimit të tij nga skuadra.
Bëhet fjalë për portierin e Lille, Mike Maignan që është vëzhguar nga afër tash e sa kohë nga skautët e United, të cilët janë bindur për cilësitë e tij dhe duan ta transferojnë në Old Trafford.
Djatë e Kuq pritet që këtë verë t’i bëjnë ofertë skuadrës së Lille për t’i bindur ata ta lejojnë 23-vjeçarin që t’i bashkohet skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.
Ndërkohë, De Gea mund të largohet në këtë afat kalimtar, pasi nuk ka pranuar të vazhdonte kontratën me Manchester United e cila i skadon në vitin tjetër, prandaj ekipi anglez dëshiron të përfitojë nga shitja e tij, për mos ta lënë të largohet si lojtar i lirë në fund të stinorit të ardhshëm.























