‘’Real Madridi është klub që nuk refuzohet, vetëm le të më kontaktojnë’’
BKT
Sport

‘’Real Madridi është klub që nuk refuzohet, vetëm le të më kontaktojnë’’

Atalanta mund të fillojë përgatitjet e tyre për sezonin 2019/20 pasi trajneri Gian Piero Gasperini do të qëndrojë në klub, ndërsa sulmuesi Duvan Zapata e ka bërë të qartë se Real Madridi nuk e ka kontaktuar atë, edhe pse ai e dëshiron një gjë të tillë.

Los Blancos janë në kërkim të përforcimeve këtë verë, edhe pse sulmuesi kolumbian nuk është i gatshëm të besojë në thashethemet që e lidhin atë me një kalim në ‘Santiago Bernabeu’.

“Real Madridi nuk më ka kontaktuar, nëse vetëm do ta bënin…”, shpjegoi Zapata në një intervistë me Caracol.

“Unë kam dëgjuar se ata kanë qenë të lidhur me mua dhe është një burim krenarie, por unë jam duke u përpjekur të qetësohem”.

”Unë duhet të jem me këmbë në tokë dhe të mendoj për atë që po vjen [në të ardhmen]”, deklaroi Zapata, i cili tha se klubi mbretëror është ekip që nuk refuzohet.

Zapata ishte i jashtëzakonshëm në këtë sezon të Serie A me 23 gola, por tani është i fokusuar te Kolumbia ku do luajë për Kupën e Amerikës.