21:45 / 30.05.2019
Mourinho nuk kursehet, zbulon sekretin e Cristiano Ronaldos
Forma fantastike e Cristiano Ronaldos e ka një sekret dhe kush më mirë se Jose Mourinho e di. I intervistuar nga "Eleven Sports", Special One ka zbuluar sekretin e tij, i cili po jep kontribut edhe në moshën 34 vjeçare.
"Është gjithçka në kokën e tij. Është natyraliteti i tij. Është në ADN-në e tij. Ambicia, motivimi, krenaria personale. Ai i zotëron që i vogël dhe Ronaldo do të jetë kështu deri në fund. Ka lojtarë vërtet të veçantë nga pikëpamja mendore”, tha mes të tjerash Mourinho, transmeton oranews.
Dyshja portugeze kaluan 3 sezone nën praninë e njëri-tjetrit, kur Ronaldo e Mourinho ishin pjesë e Realit të Madridit.























