21:56 / 30.05.2019
Demhasaj i lumtur me sezonin tek Luzerni: Tani është koha për Kosovën
Futbollisti kosovar Shkëlqim Demhasaj, është një lojtarët tonë që ka treguar formë të lartë në sezonin që tashmë është mbyllur.
Demhasaj që është pjesë e klubit të njohur zviceran, Luzern, ka zhvilluar 38 ndeshje, ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë shtatë asistime, duke qenë njëri ndër lojtarët kryesor tek skuadra zvicerane, raporton RTKlive.
Demhasaj përmes llogarisë së tij në Facebook, është shprehur i kënaqur me formën e treguar tek Luzreni. Ai thotë se tani është koha për Kosovën.
“38 ndeshje, tetë gola dhe shtatë asistime. Mbaroi një stinor i suksesshëm me Luzernin. Tani koha për ndeshjet me Kosovën”, ka shkruar Demhasaj.























