20:35 / 31.05.2019
Ish-lojtari i Premierligës angleze merr drejtimin e Flamurtarit
Flamurtari i Prishtinës ka përgatitur super befasi për tifozët e vet.
Kuqezinjtë kanë emëruar për trajner ish futbollistin e Premier Ligës angleze, Artim Shaqirin.
Lajmi konfirmohet për Gazeta Olle nga kryetari i klubit, Imer Ademi.
Shaqiri që është nga Maqedonia, si trajner ka drejtuar edhe Kukësin e Shkëndijën e Tetovës.
Si futbollist ka luajtur në Liga të ndryshme të Evropës, kurse kulmin e arriti kur veshi fanellën e West Bromwich Albion.























