Lorik Cana zbret në fushën e "Wanda Metropolitano"
BKT
Sport

Lorik Cana zbret në fushën e "Wanda Metropolitano"

Lorik Cana ndodhet në Madrid për të ndjekur nga afër finalen e Champions League mes Liverpulit dhe Tottenham.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është një nga komentatorët e Champiosit në "Tring" dhe për këtë motiv do të jetë prezen dhe në "Wanda Metropolitano" për të komentuar live ndeshjen nga Madridi.

Por, Cana ka zbritur edhe në fushën e lojës kur skuadra e Tottenham ishte duke kryer stërvitjen e fundit dhe ka patur një takim miqësor me trajneri Pochettino siç shihet nga video e postuar nga "Tring", transmeton Albeu.

Cana ka qenë pjesë e Premier League pasi ka veshur fanellën e Sunderland.