21:08 / 01.06.2019
Nis ndeshja finale e Ligës së Kampionëve
Ka filluar ndeshja finale e Ligës së Kampionëve.
Liverpool dhe Tottenham do të diksutojnë mes vete titullin e më të mirit në Evropë.
Reds janë në finale për të dytin vit radhazi dhe pas humbjes së vitit të kaluar nga Real Madridi, këtë vit dëshirojnë ta fitojnë trofeun e gjashtë në histori.
Në anën tjetër, Tottenhami është për herë të parë në një finale të kësaj gare dhe synon ta bëjë befasinë për tu bërë pjesë e historisë.























