Përfundon pjesa e parë, Liverpool në epërsi
BKT
Sport

Përfundon pjesa e parë, Liverpool në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Liverpool është në epërsi pas golit të realizuar nga Mohammed Salah, i cili shënoi pas vetëm dy minuta nga penalltia.

Kujtojmë që më pas Tottenham kishte disa raste të mira shënimi, por nuk arritën ta mposhtin gardianin e Liverpoolit, Alisson Becker.

Kujtojmë që Reds janë në finale për të dytin vit radhazi dhe pas humbjes së vitit të kaluar nga Real Madridi, këtë vit dëshirojnë ta fitojnë trofeun e gjashtë në histori.

Në anën tjetër, Tottenhami është për herë të parë në një finale të kësaj gare dhe synon ta bëjë befasinë për tu bërë pjesë e historisë.