Stoltenberg viziton Maqedoninë Veriore
BKT
Rajoni dhe Bota

Stoltenberg viziton Maqedoninë Veriore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg arriti sonte në Aeroportin e Shkupit, ku së shpejti do të arrijnë edhe ambasadorët e NATO-s për një vizitë dy-ditore në Maqedoninë Veriore.

Një delegacion i lartë i qeverisë priti Stoltenberg, i cili mbërriti nga Shqipëria dhe u nis drejt Kuvendit të Maqedonisë ku u organizua një pritje formale.

Nesër para objektit të Qeverisë së Maqedonisë Veriore do të bëhet pritja zyrtare për sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Stoltenberg do të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, pas të cilit do të zhvillohet një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut me Komitetin e Integrimit të Atlantikut të Veriut të NATO-s.

Kreu i NATO-s do të takohet gjithashtu me shefin e shtetit Stevo Pendarovski.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota