Opozita konservatore udhëheq zgjedhjet lokale në Greqi
BKT
Rajoni dhe Bota

Opozita konservatore udhëheq zgjedhjet lokale në Greqi

Opozita konservative e Greqisë, Demokracia e Re (ND) përfundoi zgjedhjet lokale të së dielës duke fituar në shumicën e rajoneve dhe qyteteve të Athinës dhe Selanikut.

Kandidatët e Demokracisë së Re kanë fituar 11 nga 13 rajonet e vendit, sipas rezultateve preliminare, duke përfshirë Atikën ku është vendosur kryeqyteti grek, njofton Klan Kosova.

Kandidati për kryebashkiak i ND, Costas Bakojanis kryesonte në Athinë me 65 për qind të votave, sipas rezultateve të përkohshme pas numërimit në gjysmën e qendrave votuese të qytetit.

41-vjeçari vjen nga një familje e vjetër politike dhe nëna e tij Dora u zgjodh kryebashkiake e Athinës në vitin 2003, shkruan AL Jazeera.

“Harta elektorale e Greqisë ka ndryshuar në favor të ND-së”, tha eksperti politik Ilias Nikolakopulos në televizionin publik ERT.

Partia Demokracia e Re ka përsëritur votimine saj në zgjedhjet evropiane të muajit të kaluar kur mori 33 për qind të votave – nëntë pikë më shumë se partia qeverisëse Syriza.

Alexis Tsipras, një socialist që ka mbikëqyrur masat shtrënguese që nga kriza greke e borxhit, ka bërë thirrje për zgjedhjet parlamentare për 7 korrik, tre muaj më herët se sa është planifikuar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota