15:29 / 03.06.2019
Tottenhami rrit ofertën për Lo Celso, Betisi reziston
Tottenhami nuk heq dorë nga Giovani Lo Celso. Drejtuesit e klubit lomdinez janë të vendosur të bëjnë disa goditje këtë verë për të plotësuar kërkesat e Pochettinos dhe mesfushori argjentinas është një prej tyre.
Pasi Real Betisi ktheu mbrapsht 60 milionë euro, shumë që u ofrua nga klubi anglez, “Spurs”-at kanë paraqitur një tjetër, të përmirësuar, prej 70 milionë eurosh. Klubi spanjoll synon të arkëtojë sa më shumë për 23-vjeçarin, ndaj po pret edhe oferta të tjera nga Real Madridi apo Manchester United.























