20:06 / 03.06.2019
Muriqi: Kam oferta nga klube të mëdha në Turqi dhe Evropë
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sonte ka folur për të ardhmen e tij në futboll, duke bërë të ditur se ka oferta të shumta si nga klubet e mëdha turke po ashtu edhe nga klube në Evropë.
“Trasnferi i hapur dy muaj, kështu që nuk jemi duke u ngutur. Është e vërtetë që kemi marrë oferta brenda Turqisë nga klube shumë të mëdha, po ashtu edhe në Evropë, jam duke pritur për të kaluar këto dy ndeshje, pastaj kemi me u mbledh me agjentin tim dhe do të bisedojmë dhe t’i shqyrtojmë ofertat”, përfundoi ai.
Muriqi ka kaluar një sezon shumë të mirë me klubin e tij në kampionatin turk të futbollit, duke shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 9 gola dhe është golashënuesi i dytë në Turqi.























