Presidenti i PSG-së nis bisedimet për ta blerë klubin anglez
Miliarderi nga Katari dëshiron të ketë në pronësi edhe një klub tjetër.
Nasser Al Khelaifi dëshiron të zgjerojë pronësinë e klubeve në futbollin evropian . PSG është klubi që ka përfituar më shumë nga paratë e tij deri më tani. Parisienët që nga koha që u bënë pronë e sheikëve arabë, janë shndërruar në një nga klubet më të mëdha në Evropë.
Ndërkohë ekipi i radhës që pritet të kalojë në pronësinë e Khelaifit është Leeds United. Klubi që aktualisht luan në Championship, pritet të bëhet pronë e familjes mbretërore nga Katari.
Siç raportojnë mediat angleze, Al Kelaifi është takuar në Doha me Andrea Radrizzanin që është pronar i Leeds.
Në ditët në vijim pritet të kemi një marrëveshje, ku klubi anglez do të kalojë në pronësi të “Qatar Sports Investments”. Akoma nuk ka informacione rreth shifrës që do të kryhet kjo blerje.























