11:43 / 04.06.2019
Pas dështimit me Realin, Lopetegui afër marrëveshjes me klubin Sevilla
Julen Lopetegui do të kthehet për të marrë drejtimin e skuadrës së radhës.
Pas një periudhe të shkurtër të kaluar te Real Madridi, nga ku u shkarkua vetëm pas tre muajve, Julen Lopetegui ka gjetur skuadrën e re.
Bëhet fjalë për Sevillan, e cila tash e sa kohë është në kërkim të një trajneri dhe sipas mediave në Spanjë, tashmë ka arritur marrëveshje me Lopeteguin dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Lopetegui do të ketë për objektiv ta kthejë Sevillan përsëri në Ligën e Kampionëve, garë në të cilën ekipi andaluzian ka munguar në dy edicionet e fundit.























