Napoli arrin marrëveshje me Zapatan
BKT
Sport

Napoli arrin marrëveshje me Zapatan

Sulmuesi kolumbian ka pasur një sezon fantastik në Serie A.

Duvan Zapata ka qenë një prej më meritorëve që Atalanta sezonin tjetër do të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi me golat e tij ka ndihmuar skuadrën të zërë vendin e tretë në tabelë.

Por interesimi i klubeve të mëdha për kolumbianin ka nisur prej kohësh dhe sipas Sky Sports Italia, ai tashmë ka arritur marrëveshje me Napolin.

Zapata pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti i cili e dëshiron ta ketë atë që nga fillimi i fazës përgatitore në muajin korrik.

Në shkëmbim me Zapatan, napolitanët ofrojnë sulmuesin Roberto Inglese, i cili këtë stinor ka luajtur i huazuar te Parma.