17:56 / 05.06.2019
Gjithçka e kryer për Hazard, të premten prezantohet te Reali
Ylli belg do të jetë lojtar i Real Madridit që nga stinori i ardhshëm.
Ëndrra e Eden Hazard për t’iu bashkuar Real Madridit po bëhet realitet. Lojtari që tashmë ka njoftuar për largimin e tij nga Chelsea, pret edhe disa detaje para se të zyrtarizohet si futbollist i Los Blancos.
Siç raporton Marca, Hazard do të jetë i pranishëm në Santiago Bernabeu ditën e premte kur edhe pritet të prezantohet para tifozëve të Realit.
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez do t’i paguajë Chelseat 100 milionë euro për blerjen e Hazard, që njëherësh do të jetë transferimi i tretë për Realin në këtë afat kalimtar, pas atyre të Eder Militao dhe Luka Joviq.























