Formacionet zyrtare: Portugalia dhe Zvicra
BKT
Sport

Formacionet zyrtare: Portugalia dhe Zvicra

Portugalia dhe Zvicra zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në kuadër të League A.

Dy përfaqësueset do të ndeshen në Estadio do Dragao në Porto, duke qenë se Portugalia është nikoqire e evenimentit, në një përballje në kërkim të finales.

Përzgjedhësit Fernando Santos dhe Vladimir Petkovic i kanë përgatitur formacionet më të mira me lojtarët që i kanë në dispozicion.

 

Formacioni zyrtar i Portugalisë: Rui Patricio; Semedo, Pepe, Rúben Dias, Guerreiro; William Carvalho, Bruno Fernandes, Neves, Bernardo Silva; Joao Felix, Cristiano.

Formacioni zyrtar i Zvicrës: Sommer, Mbabu, Akanji, Schar, Ricardo Rodriguez, Freuler, Xhaka, Zakaria, Zuber, Shaqiri, Seferovic.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të enjten ndërmjet Holandës dhe Anglisë.