KF Vëllaznimi bëhet me akademi, ky është mesazhi i Canës
BKT
Sport

KF Vëllaznimi bëhet me akademi, ky është mesazhi i Canës

KF Vëllaznimi ka njoftuar se nga data 13 qershor do të fillojë punën akademia e klubit.

Skuadra gjakovare nga java tjetër, do të funksionalizojë akademinë e klubit, e cila do të quhet ‘Naim Kryeziu’.

Udhëheqja e akademisë do ta bëjë trajneri i mirënjohur i gjakovar, Blerim Mula, ndërsa stërvitjet do të mbahen në terrenin sintetik në Shkugëz.

Hapjen e akademisë e ka përshëndetur edhe Lorik Cana, që përmes një video iu është drejtuar tifozëve të Vëllaznimit, duke e konsideruar këtë sukses historik.