10:39 / 06.06.2019
Reali po përgatit prezantimin e Hazard, por cilin numër do të marrë belgu?
Ka vetëm një problem në lidhje me transferimin e Eden Hazard tek Real Madrid, numri i tij i preferuar.
Belgu e ka mbajtur në shpinë numrin 10 me Kombëtaren dhe Chelsean, por tek Reali ky numër e ka padronin e tij, kroatin Luka Modric.
Reali është duke organizuar ceremoninë e prezantimit të Hazard, një ngjarje që pritet të zgjojë interes të madh, dhe madrilentët kërkojnë të shfrytëzojnë për të shitur sa më shumë fanella.
Aktualisht, vetëm numri 16 është i lirë tek Reali, por ky numër nuk ka ndonjë histori tek klubi, por as Hazardi nuk ka ndonjë lidhje të veçantë.
Reali synon të prezantojë Realin me fanellën e re e cila do të dalë të premten, por deri atëherë do të duhet që të zgjidhet edhe çështja e numrit.























