Ekskluzive: Holandë-Angli në RTK1HD
BKT
Sport

Ekskluzive: Holandë-Angli në RTK1HD

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), vazhdon me ekskluzivitet e top-ngjarjeve sportive në rrafshi vendor dhe ndërkombëtare, raporton RTKLive.

RTK sonte sjellë super-ndeshje mes Holandës dhe Angli, takim ky që nis  në orën 20:45.

“Tulipanët” dhe ‘Tre Luanët” përballen në kundër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Pas Portugalisë, e cila mbrëmë siguroi finalen e madhe të kësaj garë, pasi mundi Zvicrën, sonte në duelin Holandë-Anglia do të mësohet edhe finalisti i dytë.

RTK për shikuesit e saj, ndeshjen mes holandezëve dhe anglezëve, sfidë që pritet të prodhoj një superperballje, e transmeton në RTK1HD, vetëm në rrjetin tokësore për shkak të drejtave televizive.

RTK me ngjarje ekskluzive do të vazhdojë edhe nesër mbrëma, ku në Podgoricë luhet përballja mes Malit të Zi dhe Kosovës, takim ky që zhvillohet në kuadër të kualifikuesve për EURO 2020.

Por, para ndeshjes Mali i Zi-Kosova, RTK do të vjen me emisionin “Dardanët”, emision që nis në orën 20:10.