Atletico hedh hapin zyrtar për Hysajn, oferta e tyre është shumë e ulët
BKT
Sport

Atletico hedh hapin zyrtar për Hysajn, oferta e tyre është shumë e ulët

Elseid Hysaj është një nga emrat më të përfolur në merkato. Mbrojtësi i kombëtares sonë pritet që të largohet nga Napoli, pas një sezoni të vështirë nën drejtimin e Ancelottit.

“Diario AS” në Spanjë raporton se klubi i Atletico Madrid e ka hedhur hapin e parë për futbollistin shkodran, por oferta e tyre ka qenë shumë e ulët.

Presidenti De Laurentiis e ka refuzuar menjëherë, pasi kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë Hysajn, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Simeone.

Elsi në fakt është në pritje edhe të të ardhmes së Sarrit, i cili në rast se do të marrë drejtimin e Juventusit, atëherë me shumë mundësi mund të zgjedhë që të transferohet në Torino, ku do të ketë mundësinë që të japë kontributin e tij për të luftuar për trofe të rëndësishëm.