08:58 / 07.06.2019
Juve e shet Cancelon te City për 50 milionë euro
Mbrojtësi portugez është një hap pranë transferimit te skuadra kampione e Premier Ligës.
Vetëm një vit me Juventusin dhe Joao Cancelo do të largohet nga Italia për t’u transferuar në Angli.
Ndonëse sezoni i tij ishte mjaft i mirë me Zonjën e Vjetër, oferta të cilën e kanë pranuar ata ka bërë që të lejojnë largimin e portugezit drejt Cityt.
Juventusi e kishte blerë një vit më parë Cancelon për 40 milionë euro nga Valencia dhe brenda vetëm një viti do të përfitojë 10 milionë nga shitja e tij.
Pep Guardiola e donte me çdo kusht portugezin dhe do ta ketë në dispozicion në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.























