Sonte sfida me Malin e Zi, Kosova synon rezultat pozitiv
BKT
Sport

Sonte sfida me Malin e Zi, Kosova synon rezultat pozitiv

Sonte në mbrëmje prej orës 20:45 Kosova luan derbin e Grupit 1të kualifikueseve të Kampionatit Evropian ndaj Malit të Zi, si një nga ndeshjet me të rëndësishme me një rival, që ashtu si ne, synon vendin e dytë.

Kosova do të vuajë mungesën e mesfushorëve Valon Berishën, Herolind Shalën dhe Hekuran Kryeziun, por Challandes nuk praon të dorëzohet dhe është shprehur optimist për sfidën.

Një ndeshje e veçantë edhe për portierin Aro Muriq, që ka luajtur me 21-vjeçarët e Malit të Zi, ndërsa sot pritet të luajë nga minuta e parë me dardanët.

Shiriti i kapitenit për këtë ndeshje do t’i takojë sulmuesit Vedat Muriqi që do të udhëheqë sulmin.

Kjo ndeshje luhet pa praninë e tifozëve për shkak se vendasit janë dënuar për kore raciste ndaj lojtarëve anglezë.