Sonte Mali i Zi-Kosova në RTK1HD
BKT
Sport

Sonte Mali i Zi-Kosova në RTK1HD

RTKLive

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), edhe sonte do të vazhdojë me top-ngjarjet sportive, raporton RTKlive.

Mediumi i ekskluziviteteve në vendin tonë, sonte sjellë ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, takim ky që luhet në Podgoricë në kuadër të kualifikuesve për EURO 2020.

“Dardanët” që tashmë janë gati për këtë ndeshje tejet të rëndësishme, synojnë fitore në duel me malazezët.

Emocionet e kësaj sfidë interesante për gjithë qytetarët, veçmas tifozët e  shumtë të Kombëtares sonë, në RTK do të nisin në orën 20:10 me emisionin “Dardanët” që i kushtohet përballjes Mali i Zi-Kosova.

Ndërkaq, ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës nis në orën 20:45, ndeshje kjo që do të transmetohet në RTK1HD vetëm në rrjetin tokësorë për shkak të drejtave televizive.