17:23 / 07.06.2019
Juve ofron Higuainin për Zaniolon
Kampionia e Italisë, Juventus është duke planifikuar transferimin e yllit të Romës, Nicolo Zaniolo.
“Zonja e Vjetër” ka gati 50 milionë euro për ketë futbollist, por është duke pritur largimin e Edin Dzekos për të ofruar si shkëmbim Gonzalo Higuainin.
Sulmuesi argjentinas në edicionin e fundit ishte i huazuar në Milan dhe Chelsea, kurse nuk bënë pjesë në planet e Juves as për sezonin e ri.























