“Dardanët” duhet ta shfrytëzojnë atmosferën e zymte tek malazezët”
BKT
Sport

“Dardanët” duhet ta shfrytëzojnë atmosferën e zymte tek malazezët”

Trajneri i njohur i Kosovës, Arbnor Morina në emisionin “Dardanët” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), që i dedikohet ndeshjes Mali i Zi-Kosova, thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë atmosferën e zymte që është në taborin malazez pas presionit të madh serbe, raporton RTKlive.

Mali i Zi dhe Kosova do të luajnë sonte në Podgoricë, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Tashmë është konfirmuar se për shkak të presionit të madh serb, trajneri Lubisa Tumbakoviq dhe dy lojtarë serbe nuk do të luajnë kundër Kosovës.

“Ecuria jonë është shumë e mirë, këtë e kemi treguar edhe në Ligën e Kombeve”, tha Morina.

“Te malazezët është një atmosferë zymte pas presioneve të ndryshme, dhe mendoj se skuadra jonë duhet të shfrytëzojë më së miri”, theksoi Morina.

Ndërkohë, edhe analisti Malsor Gjonbalaj mendon se Kosova ka një rast shumë të mirë që nga kjo sfidë të dal me pikët maksimale. Sipas Gjonbalajt, çdo gjë shkon në favor të “Dardanëve”.

“Kosova ka një rast të volitshme që t’i merr tri pikë. Çdo segment i këtij takimi shkon në favorin tonë, sepse kemi përballë një kombëtarë që është më shumë probleme duke filluar nga lëndimet e deri tek atmosfera e krijuar në kampin malazez pas presionit të serbe”, theksoi Gjonbalaj.

Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës nis në orën 20:45, dhe transmetohet në RTK1HD.