21:24 / 07.06.2019
Lajm i keq për Kosovën, lëndohet Zeneli
Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli ka pësuar një lëndim dhe është detyruar të largohet nga fusha e blertë.
Mali i Zi dhe Kosova po luajnë në Podgoricë, në kuadër të kualifikueseve për Evropianin e ardhshëm.
Zeneli është larguar nga loja në minutën e 34-të, dhe lëndimi i tij mund të jetë hendikep i madh për skuadrën tonë, sepse bëhet fjalë për një lojtarë cilësorë, raporton RTKlive.























