Islandë-Shqipëri në RTK1HD
Me emisionin “Gola” që nis në orën 14:00, starton pasditja sportive në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), raporton RTKlive.
RTK gjatë këtyre ditëve për shikuesit e saj, veçmas për tifozët e futbollit, po sjellë ndeshjet kryesore kualifikuese për Evropianin 2020 si dhe fazën finale të Ligës së Kombeve.
Emisioni “Gola” i paraprinë ndeshjes mes Islandës dhe Shqipërisë, sfidë kjo që luhet sot në orën 15:00, në kuadër të kualifikuese për EURO 2020, ndeshje kjo që transmetohet në RTK1HD, takim ky që transmetohet vetëm në rrjetin tokësorë për shkak të drejtave televizive.
RTK do të vazhdojë me ngjarje ekskluzive edhe të dielën pasdite, ku do të luhen dy ndeshje mjaft interesante. Zvicra dhe Anglia do të përballën për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, derisa finalja e kësaj ligë, luhet në mbrëmje mes Portugalisë dhe Holandës.























