Aliti: Në Bullgari shkojmë për tri pikë
BKT
Sport

Aliti: Në Bullgari shkojmë për tri pikë

Pas ndeshjes së mbremshme, ku Kosova barazoi ndaj Malit të zi, mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka thënë se në Bullgari shkojnë për tre pikë.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, patëm raste për golin e dytë dhe për të mbyllur ndeshjen. S’di çka të them. Më dhimben djemtë se kemi japur shumë”, tha Aliti.

Në pyetjen e gazetarit se a ka lidhje eksperienca me mënyrën se si ekipi nuk po arrin të përmbyll ndeshjet ai u përgjigj kështu “nuk ma merr mendja që ka punë me eksperiencën. Po luajmë lojën që dimë, por ndoshta ka punë edhe fati. Mirëpo për të pasur fat në futboll duhet edhe punë e madhe”, tha ai.   

“Shpresojmë për fat në lojën tjetër. Në Bullgari shkojmë për tre pikë”.

Tutje ai shtoi se i gjithë ekipi është tejet i motivuar dhe se janë duke menduar tani për ndeshjen e ardhshme.

“Nesër bëjmë rigjenerimin e trupit dhe do futemi 100% në ndeshjen e ardhme”, shtoi për fund Fidan Aliti.