Epoka Reja nis me humbje, Islanda mund Shqipërinë
BKT
Sport

Epoka Reja nis me humbje, Islanda mund Shqipërinë

RTKLive

Trajneri italian Edi Reja ka debutuar me humbje në krye të Kombëtares shqiptare, raporton RTKlive.

Islanda e ka mposhtur Shqipërinë, me rezultat 1-0, të shtunën në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2020.

Ndonëse kuqezinjtë treguan lojë më të mirë në krahasim me kohën e Panuccit, megjithatë, skuadra shqiptare nuk ia doli të paktën të marr një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Islandezët përmes Gudmunsson, në minutën e 22-të zhbllokuan lojë, duke kaluar në epërsi, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë të lojës, skuadra shqiptare u mundua mjaft shumë që të gjej rrugën e golit, megjithatë, tentimet e kuqezinjve ishin të kota, kështu që Shqipëria humbet duelin me Islandën.

Shqipëria mbetet në pozitën e katërt në Grupin H me vetëm tri pikë, kurse, Islanda ka gjashtë pikë aq sa kanë Franca dhe Turqia, skuadra këto që do të ballafaqohen sonte në orën 20:45.