16:58 / 09.06.2019
Zvicër-Angli shkon në vazhdime
Kanë përfunduar 90 minutat e rregullt të ndeshjes.
Zvicra dhe Anglia janë duke luajtur ndeshjen për pozitën e tretë të Nations League.
Mirëpo 90 minutat e rregullt të kësaj ndeshje kanë përfunduar pa fitues 0 me 0. Ndërkaq Anglezët ishin atë të cilët arritën të shënonin një gol në pjesën e dytë me anë të Callum Ëilson por goli i tij u anulua pas rishikimit të sistemit VAR.
Mbetet të shihet nëse shtesa dy herë nga 15 minuta do të sjellë fitues, apo do të jenë penalltitë ato që do ta bëjnë një gjë të tillë.
Kujtojmë që në mbrëmje luhet finale e këtij kompeticioni mes nikoqirit, Portugalisë dhe Holandës.























