17:02 / 09.06.2019
Bajrami afër gjiganti zviceran
Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami e ka mbyllur një vit personalisht pozitiv, por me klubin nuk ka arritur të mbijetojnë në elitën e futbollit zviceran.
Grasshopper ka rënë nga kategoria për herë të parë në histori të klubit dhe Bajrami pritet të largohet nga gjiganti zviceran.
E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Zvicër, disa kilometra larg Zurichut. Është kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys Bern që ka shprehur interesim për transferimin e Bajramit.
20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka shënuar tre gola këtë edicion dhe ka bërë tre asistime.
Reprezentuesi i Zvicrës U-21 pritet t’i bashkohet YB për një shumë rreth tre milionë euro. Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Basel dhe Sion.























