12:43 / 10.06.2019
Largohet nga Bayerni, kjo është skuadra e re e Rafinhas
Mbrojtësi brazilian i ka dhënë lamtumirën Bayern Munihut në përfundim të stinorit.
Rafinha është bërë me skuadër të re. Nga sezoni tjetër mbrojtësi i krahut të djathtë do të luajë për skuadrën braziliane Flamengo, me të cilën ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.
Pas tetë viteve të kaluara te Bayerni në Bundesligë ku ka fituar shtatë herë kampionatin dhe njëherë Ligën e Kampionëve, 33-vjeçari vendosi të rikthehej në vendlindje.
Flamengo ka njoftuar në faqen zyrtare për nënshkrimin e kontratës me Rafinhan, si dhe ka bërë të ditur që më 24 qershor do të bëhet prezantimi i tij.
Përveç Rafinhas, nga Bayerni u larguan edhe Arjen Robben e Franck Ribery.























