​Në Turqi të bindur, Muriqi transferohet te Galatasaray
BKT
Sport

​Në Turqi të bindur, Muriqi transferohet te Galatasaray

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës do të luajë nga sezoni tjetër për kampionin e Turqisë.

Do të jetë Vedat Muriqi, përforcimi i Galatasaray për fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi nga Prizreni që ka shkëlqyer këtë vit me Rizespor kërkohej edhe nga Fenerbahce e skuadra franceze Toulouse, por kërkesat e Rizespor detyruan këto dy klube të hiqnin dorë nga Muriqi.

Tani në garë është futur Galatasaray që ka ofruar 3.5 milionë euro, ofertë të cilën Rizespor e ka pranuar dhe gjatë javës edhe zyrtarisht do të nisin negociatat që Muriqi t’i bashkohet kampionëve turq.

Me Galatasarayin, Muriqi do të luajë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.