20:07 / 10.06.2019
Po mahnit Evropën, tjetër skuadër në gjurmët e De Ligt
Paris Saint Germain futet në garë për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.
Lajmi vjen nga mediat britanike, me "The Independent" që pohon se kampionët e Ligue 1 kërkojnë firmën me 19 vjeçarin.
Kampionët e Ligue 1 janë gati të sfidojnë rivalët si Barcelona, Juventusi dhe Manchester United, duke paraqitur ofertën më të mirë financiare për adoleshentin, raporton oranews.
PSG është e gatshme të ofrojë deri në 350 mijë euro në javë për mbrojtësin, formulë që besohet se do ta bind për tu transferuar në "Parc des Princes".























