Nis ndeshja Bullgaria-Kosova, “Dardanët” kërkojnë fitore
BKT
Sport

Nis ndeshja Bullgaria-Kosova, “Dardanët” kërkojnë fitore

RTKLive

Ka startuar ndeshja ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës, takim ky që po luhet në Sofje, raporton RTKLive.

Bullgaria dhe Kosova po ballafaqohen në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Evropianin 2020.

“Dardanët” hyjnë në këtë ndeshje pas barazimit kundër Malit të Zi (1-1), takim ky i zhvilluar tri ditë më parë në Podgoricë.

Djemtë e skuadrës sonë në duel me bullgarët synojnë fitore, në mënyrë që të mbesin në garë për kualifikim në EURO 2020.

Mediet raportojnë se futbollistët tonë, do të kenë përkrahjen e rreth 600 tifozëve tonë që tashmë ndodhen në tribunat e stadiumit Vasil Levski’ të Sofjes.