10:33 / 11.06.2019
Sonte Shqipëri-Moldavi në RTK1HD
Maratona e transmetimeve dhe emisioneve sportive të këtyre ditëve në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të mbyllet sonte me ndeshjen Shqipëri-Moldavi, raporton RTKlive.
Kuqezinjtë pas disfatës kundër Islandës (1-0), takim ky i zhvilluar tri ditë më parë, sonte opsion të vetëm kanë fitore, sepse çdo rezultat tjetër do të zbehte gjasat në rrugën për kualifikim në EURO 2020.
Sfida mes Shqipërisë dhe Moldavisë luhet në “Elbasan Arena”, duke filluar në orën 20:45, takim ky që transmetohet në RTK1HD, mirëpo, paraprakisht në mediumin publik vjen emisioni “Goal”, që nis në orën 20:10, dhe që i dedikohet ndeshjes Shqipëri-Moldavi.























