11:20 / 11.06.2019
Jose Mourinho rikthehet sërish në Premierligë
Jose Mourinho mund të jetë gati të kthehet në ‘Stamford Bridge’ si menaxher i Chelseat për herë të tretë.
Trajneri aktual i ‘Bluve’, Maurizio Sarri është gjithnjë e më afër bashkimit me kampionët e Serie A, Juventusin.
Kjo do të thotë se klubi perëndimor i Londrës është në një garë kundër kohës për të gjetur personin e duhur për të marrë kontrollin e skuadrës.
Sipas The Sun, Mourinho po konsideron seriozisht një rikthim të tretë në krye të Chelseat.
Bosi portugez tha në mars se ai shpresonte të kthehej në menaxhim në qershor.
Legjenda e ‘Bluve’, Frank Lampard është ende favorit për të marrë drejtimin e klubit, por bordi i Chelseat po kërkon menaxherë me përvojë.























