20:44 / 11.06.2019
Starton ndeshja Shqipëri-Moldavi
RTKlive
Ka startuar ndeshja mes Kombëtares shqiptare dhe Moldavisë.
Kuqezinjtë dhe Moldavia po luajnë në “Elbasan Arena” në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020, raporton RTKlive.
Shqipëria në këtë takim ky me opsionin e vetëm, fitoren, sepse çdo rezultat tjetër do të zbehte gjasat e skuadrës shqiptare në rrugën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.
Djemtë e Edy Rejës në këtë duel vijnë pas humbjes kundër Islandës (1-0), ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë.























