Reja shijon fitoren e parë, Shqipëria mund Moldavinë
RTKlive
Trajneri italian Edy Reja ka shijuar fitoren e parë në krye të Kombëtares shqiptare.
Kuqezinjtë e mundën Moldavinë, me rezultat 2-0, sonte në “Elbasan Arena” në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2020, raporton RTKlive.
Skuadra shqiptare pas humbjes kundër Islandës, arkëton pikët e plota në duel me Moldavinë.
Shqipëria gjatë terë ndeshjes ishin ekip dominues në duel me skuadrën, edhe pse pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë e kërkuan më shumë golin dhe në minutën e 66-të përmes Sokol Cikalleshit kaluan në epërsi prej 1-0.
Ndërkaq, në finish të ndeshjes, saktësisht në minutën e 90+3’, Ylber Ramadani dyfishoi epërsinë e Shqipërisë në 2-0, duke i dhënë goditjen e fundit skuadrës së Moldavisë.
Pas kësaj fitore, Shqipëria ka gjashtë pikë dhe renditet e katërta në Grupin H, tri më pak së Franca, Turqia e Islanda.























