13:48 / 12.06.2019
Inter negocion me Juven për shkëmbimin Icardi-Dybala
Inter shpreson që ta tansferojë Paulo Dybala-n dhe ta largojë bashkëvendësin e tij, Mauro Icardi-n.
Trajneri i ri i Zikaltërve, Antonio Conte, dëshiron që t’ia tregojë derën 26 vjeçarit, dhe bordi është po ashtu i gatshëm që ta shesë atë.
Juventus dhe Inter janë në diskutime për një shkëmbim të mundshëm mes këtyre dy lojtarëve, mësohet nga burimet e afërta me këto negociata.























