Juventusi zyrtarizon dy futbollistë në të njëjtën ditë
BKT
Sport

Juventusi zyrtarizon dy futbollistë në të njëjtën ditë

Janë "të rralla" goditjet e tyre, por kur ata vendosin ta kryejnë, bëjnë dy!

Bëhet fjalë për Juventusin, që ka njoftuar rinovimin e kontratës me dy futbollistët e saj, Daniele Rugani dhe Rodrigo Bentancur deri në qershor 2024.

Sipas mediave italiane, palët kanë vendosur firmën në letër për marrëveshjet e tyre të reja.

Rugani do të fitojë 3 milionë euro në vit, ndërkohë që 21-vjeçari uruguajan fiton pak më pak, 2.7 milionë euro. Gjithsesi, njoftimi zyrtar ende nuk ka ardhur nga klubi torinez, transmeton oranews.

Bentancuri bëri 40 paraqitje në këtë sezon për Juventusin, duke realizuar 2 dhe asistuar në 3 raste.

Sa për mbrojtësin që po përgatitet të festojë ditëlindjen e 25-të të tij, ai luajti në 20 ndeshje dhe shënoi dy herë.