Perisic jashtë planeve të Interit, ka oferta nga Anglia
BKT
Sport

Perisic jashtë planeve të Interit, ka oferta nga Anglia

Ivan Perisic ishte sot në zyrat e klubit të Interit përreth 230 minuta, para se të nisej me pushime, ndërsa mediat italiane bënë me dije se kjo vizitë e kroatit nuk kishte lidhje me merkaton, por thjesht një procedurë rutinë për të sistemuar gjërat personale.

Megjithatë kroati duket se nuk bën pjesë në planet e Contes dhe pasi kërkoi me ngulm largimin në janar, Marotta duket i bindur ta largojë këtë verë, duke i bërë të ditur menaxherit të tij se është në pritje të ofertave.

Për Perisiç ka adhurues të shumtë në Angli, ku Arsenali është klubi që ka shfaqur interes të fortë edhe në muajin janar. Unai Emery është ende në kërkim të një sulmuesi për krahun e majtë dhe këto ditë vere mund të bëjë një ofertë zyrtare për kroatin e Interit.

Përveç londinezëve, sondazhe për Perisiç kanë bërë edhe Leicester e Wolves, por këto klube nuk luajnë në Europë dhe janë destinacione që kroati nuk do t’i pranonte për asnjë arsye. Klubi zikaltër kërkon një shumë prej 30-35 milionë eurosh për të hequr dorë nga Ivan Perisic.