Prishtina konfirmon Josën, nuk e ndërron trajnerin
BKT
Sport

Prishtina konfirmon Josën, nuk e ndërron trajnerin

Prishtina ka reaguar pas spekulimeve se do ta ndërrojë trajnerin për sezonin e ardhshëm, 2019/20. Klubi kryeqytetas ka thënë se Mirel Josa e ka besimin e drejtuesve të klubit edhe më tutje.

Prishtina e mbyllin sezonin e kaluar pa trofe, pasi që dështoi në garën për titullin të kampionit kundër Feronikelit, ndërsa u mposht edhe në Kupën e Kosovës. Megjithatë, Mirel Josa do të jetë trajneri që do ta drejtojë Prishtinën edhe sezonin tjetër, kur kryeqytetasit do të garojnë edhe në kuadër të Ligës së Evropës.

Nëpër media ishte spekuluar se Skënder Goga mund të emërohet së shpejti në pozitën që e mbante Josa, mirëpo Prishtina e ka mohuar një lajm të tillë, duke thënë se klubi i qëndron prapa trajnerit aktual.

“E konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme. Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.

“Edhe pse na vije keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazoj ujë, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë”.