17:35 / 14.06.2019
Walker me marrëveshje të re me City-n
Kyle Walker pritet ta zgjasë kontratën edhe për dy vjet me Manchester City-n, sipas raportimeve nga Goal.
Përfaqësuesi i Anglisë iu bashkua Qytetarëve në vitin 2017, dhe ende i kishte edhe tre vjet të mbetura në kontratën e tij.
Ndonëse kampionët anglezë janë duke e kërkuar mbrojtësin e krahut të djathtë të Juventus-it, Joao Cancelo-n, sipas mediumit të lartpërmendur, kjo nuk i ka ndaluar ata që ta mbajnë edhe për më gjatë Walker-in që luan në të njëjtën pozitë.























