​Bentancur arrin marrëveshje të re me Juven
BKT
Sport

​Bentancur arrin marrëveshje të re me Juven

Rodrigo Bentacur ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin nga ku do të përfitojë 2.5 milionë euro për stinor.

Mesfushori kishte qenë në shënjestrën e Arsenalit dhe Barcelonës, por si duket është pajtuar të qëndrojë te Zonja e Vjetër, raporton EO.

Sezonin e kaluar ai regjistroi 31 paraqitje në Serie A, kompeticion që klubi nga Torino arriti ta fitojë për të tetën herë me radhë.